Mesfushori italian është larguar nga Roma në përfundim të stinorit.
Daniele De Rossi nuk vazhdoi kontratën me Romën dhe pasi ajo i skadoi në fund të stinorit të sapo përfunduar ai ka mbetur lojtar i lirë.
Janë disa skuadra që interesohen për mesfushorin, i cili nuk dëshiron të luajë më në Evropë, por të provojë veten në një kontinent tjetër.
35-vjeçari preferon MLS-në në SHBA, por mundësitë më të mëdha janë që ai fillimisht të transferohet në Argjentinë.
Mediat italiane raportojnë që De Rossi është afër marrëveshjes me Boca Juniors, skuadër tek e cila pritet të luajë për gjashtë muaj, para se të transferohet në Amerikë, më saktësisht te ekipi i Los Angeles Galaxy, ku luan edhe Zlatan Ibrahimoviq./ksp