Boca Juniors ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit italian Daniele De Rossi, raporton "Sky Sports News" të dielën. De Rossi 35-vjeçar do të largohet këtë verë pas 18 stinorëve te Roma.
Ai e ka ndërmend të vazhdojë karrierën në futboll. Boca Juniors po shpreson që të bind De Rossin të mbyllë karrierën në futbollin argjentinas, transmeton Koha Ditore.
Drejtori sportiv i Bocas, Nicolas Burdisso ka kaluar pesë stinorë duke luajtur përkrah De Rossit te Roma. Ai shpreson të bind te De Rossin për të bërë lëvizjen për në futbollin latino-amerikan.