Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Rossi drejt Fiorentinës

Mesfushori italian Daniele de Rossi pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A, te skuadra e Fiorentinës.

"Gazzetta dello Sport" ka njoftuar të hënën se De Rossi në parim ka arritur marrëveshje me Fiorentinën që i ka ofruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit, transmeton Koha Ditore.

De Rossi te Fiorentina do të transferohet si lojtar i lirë, pasi është larguar nga Roma pas 17 vjetësh.

Edicionin e fundit De Rossi shënoi dy gola në 23 paraqitje me Romën në të gjitha garat.

Ai kishte oferta edhe nga shtetet e tjera, por ka preferuar të qëndrojë në kampionatin italian. Te Fiorentina, De Rossi shihet përforcim i rëndësishëm për mesfushën.

Artikuj të ngjashëm