Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Rossi debuton me fitore te Roma

Daniele De Rossi e ka nisur me fitoren karrierën si trajner te Roma.

Të shtunën, Roma mposhti në “Olimpico” 2:1 Veronan.

Romelu Lukaku (19’) dhe Lorenzo Pellegrini (25’) realizuan golat e fitores për romakët.

Te mysafirët, ngushtoi epërsinë Michael Folorunsho në minutën e 76-të. Dhjetë minuta më herët, Djuriq e kishte humb penalltinë.

Fitorja mban Romën në vendin e tetë me 32 pikë, dy pikë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Fiorentina e për të cilin, De Rossi ka thënë se është synim i klubit këtë sezon.

Verona është e 18-ta me 17 pikë.

Artikuj të ngjashëm