Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Paul nuk do të largohet nga Atletico Madridi

Rodrigo de Paul do të mbetet tek Atletico Madridi. Mesfushori argjentinas ka bërë të ditur se është i lumtur te skuadra spanjolle.

“Që në ditën e parë e kuptova se do të vija në një ekip të madh dhe se gara e brendshme është gjëja më e bukur që kemi. Është një test çdo ditë. Për të veshur këtë fanellë duhet të punoni shumë”, deklaroi De Paul.

De Paul u transferua vitin e shkuar nga Udinese për 35 milionë euro. Ai ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2026.

Artikuj të ngjashëm