Qendërmbrojtësi holandez Matthijs De Ligt ka bërë të ditur se javën tjetër do të vendos për të ardhmen e tij, që sipas të gjitha gjasave do të jetë larg skuadrës së Ajaxit, ka raportuar “Calciomercato” të hënën.
De Ligt 19-vjeçar, vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Evropë kurse interesim për të kanë treguar Juventusi e Barcelona, transmeton “Koha Ditore”.
“Sa i përket të ardhmes time, do të flas javën tjetër edhe pse ende nuk kam marrë një vendim të prerë”, është shprehur De Ligt. Ai këtë edicion është kapiten i Ajaxit kurse me ekipin holandez ka kontratë deri në vitin 2021.
De Ligt këtë edicion ka 42 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar katër gola. Gjithashtu, ai ka edhe 15 ndeshje me Holandën.