Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë të ardhmen.
De Ligt ka thënë se për të ardhmen e tij, do të flasë në javën e ardhshme.
Por, së fundi është raportuar se pos Barcelonës, në garë për talentin e Ajaxit ka hyrë edhe Juventusi, transmeton KTV.
“Lidhur me të ardhmen time, unë do të flas në javën e ardhshme, edhe nëse nuk do të marr ndonjë vendim përfundimtar”, ka thënë De Ligt, njofton “Calciomercato”.
19-vjeçari i talentuar holandez me skuadrën e Ajaxit, ka kontratë deri në qershor të vitit 2021.
Artikuj të ngjashëm