Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar se klubi i tij nuk do të përforcohet me Angel Di Marian ose Mario Balotellin.
Ai ka konfirmuar gjithashtu se Mertensi s’do të largohet, transmeton Koha.net.
“Mertensi s’do të largohet, Di Maria s’do të transferohet, e sa i përket Balotellit, tashmë ka vite që e kam thënë se nuk do ta transferojmë, prandaj është gënjeshtër që ai do të bashkohet me Napolin”, ka thënë ai për Radio Kiss Kiss.