Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrahmani prej lojtarëve të paprekshëm te Napoli

Amir Rrahmani - NAPOLI

Amir Rrahmani - NAPOLI

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka hartuar listën e lojtarëve që nuk do të shiten gjatë verës. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është njëri prej shtatë lojtarëve të paprekshëm te Napoli, raporton “Repubblica” të martën.

“De Laurentiis tashmë ka identifikuar lojtarët kryesorë, të cilët pavarësisht se kush do të jetë trajner, do të jenë të paprekshëm. Khvicha Kvaratskhelia do të jetë shtylla e rindërtimit të ekipit dhe në krah do të ketë Di Lorencon, Rrahmanin, Oliveran, Lobotkan, Anguissan dhe Ngongen. Të gjithë të tjerët nuk e kanë të sigurt qëndrimin”, shkruan gazeta italiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosovari 30-vjeçar me Napolin ka kontratë deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Rrahmani vlerësohet lider i mbrojtjes së skuadrës italiane. Me fanellën e Napolit në edicionin aktual ka shënuar tri gola në 38 ndeshje. Napolit iu bashkua në gusht të vitit 2020 nga Verona.