Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka mohuar lajmin se Victor Osimhen ka arritur marrëveshje me Bayern Muenchenin pas largimit të Robert Lewandowskit. Ai ka thënë se Bayerni nuk e ka kontaktuar Napolin.
“Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë nga Bayerni, kështu që nuk mund të komentoj më tepër”, ka thënë Giuntoli.
Ai ka folur edhe për të ardhmen e Dris Mertensit. Ai ka theksuar se Mertensi ka një lidhje të drejtpërdrejtë me presidentin e klubit dhe se nuk mund të krahasohet me lojtarët e tjerë.
Mertens ende nuk e ka vazhduar kontratën me Napolin. Napoli synon ta bindë Mertensin të nënshkruajë kontratë të re këtë verë.