Aurelio De Laurentiis do të duhet të shesë ose Napolin ose Barin në dy vjetët e ardhshëm, pasi ka humbur apelin e tij kundër rregullave të shumëpronësisë, raporton “football-italia”.
De Laurentiis bleu Barin në vitin 2018. Bari nga Serie D është ngritur në Serie B.
Më herët është ndaluar që një person të zotëronte dy klube në të njëjtin divizion, ndërsa pas rregullave të reja nga Federata e Futbollit të Italisë ndalohet një person ose kompani të zotërojë dy klube në të njëjtin sport.
De Laurentiis është në krye të Napolit që nga vitit 2004 dhe të mërkurën është hedhur poshtë ankesa e tij nga Gjykata Federale e Apelit të Italisë.
Teknikisht, Bari është nën drejtimin e Luigi De Laurentiis, djalit të Aurelios, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur rregullat. Prandaj, familja duhet të shesë një nga dy klubet deri para fillimit të sezonit 2024/2025.