Pas vetëm dy ndeshjeve, epoka e Luis de la Fuentes në Spanjë tashmë po vihet në dyshim. Kanë mjaftuar një fitore e zbehtë dhe një humbje zhgënjyese për ta vënë në qendër të vëmendjes trajnerin e ri. Spanjës iu deshën dy gola të vonshëm për një fitore të vështirë 3:0 ndaj Norvegjisë për të hapur kampanjën e saj kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 të shtunën e shkuar, përpara se të mposhtej 2:0 në Skoci të martën mbrëma pas një paraqitjeje tjetër të dobët.
Spanja e De la Fuentes tregoi disa nga të njëjtat probleme nga e kaluara – shumë posedim të topit dhe pak raste shënimi – duke e lënë trajnerin nën presion për të treguar një përmirësim të rëndësishëm herën tjetër që ekipi do të luajë në qershor në “Final Four” të Ligës së Kombeve.
“Ishte një humbje e dhimbshme”, tha De la Fuente për disfatën nga Skocia. “Duke analizuar ndeshjen tani, ne ndjejmë se kemi bërë mjaft gjëra të mira për të merituar një rezultat tjetër, por ka shumë për të përmirësuar”.
61-vjeçari De la Fuente zëvendësoi Luis Enriquen pas eliminimit të Spanjës nga Maroku në 1/8 e finales të kampionatit botëror “Katari 2022”. Ai e mori drejtimin e ekipit ndërsa ishte relativisht i panjohur në Spanjë pasi kaloi vite duke trajnuar skuadrat e të rinjve të vendit. Ai erdhi si përpjekja e fundit për t'i dhënë frymë të re stilit të Spanjës “tiki-taka” të bazuar në zotërimin e topit, i cili përsëri dukej i vjetruar në Botërorin e vitit të kaluar. Luis Enrique kishte dështuar të bënte skuadrën e tij që pasimet e shumta t’i kthente në gola dhe De la Fuente kishte mbërritur duke u zotuar se do ta bënte shënimin e golavenjë prioritet për Spanjën në vijimësi. Ai solli disa nga sulmuesit më të mirë të vendit ndërsa rinovonte skuadrën. Spanja pati vetëm tri goditje në portë kundër Skocisë – njësoj si kundërshtari i saj – pavarësisht se kishte gati 70 për qind të zotërimit të topit. Kjo ishte humbja e parë e Spanjës ndaj skocezëve në 39 vjet, dhe humbja e saj e parë në kualifikimet evropiane që nga viti 2014. Rezultati e la Spanjën tri pikë prapa Skocisë së vendit të parë në Grupin A të kualifikimeve për Euro 2024.
“Ne duhet të mësojmë nga kjo ndeshje, por plani i përgjithshëm nuk ndryshon”, tha De la Fuente, i cili bëri tetë ndryshime formacionin që startoi kundër Norvegjisë. “Duhet të punojmë shumë për të fituar ndeshjet e mbetura”.
Edhe
De la Fuente vazhdon me Spanjën edhe për tri vjet
Ndeshja e radhës kualifikuese e Spanjës nuk është deri në shtator, kur ajo viziton Gjeorgjinë. Për herë të parë do të përballet me Italinë në Ligën e Kombeve më 15 qershor në Holandë, kur De la Fuente do të jetë nën një vëzhgim të ashpër.
“Fatkeqësisht ka shumë kohë derisa të luajmë përsëri”, tha De la Fuente. “Sigurisht që do të bëjmë më mirë në të ardhmen”.
Megjithatë, kritikat kishin filluar tashmë për trajnerin e ri të Spanjës.
"Katastrofë", thuhej në ballinën e përditshmes sportive “Marca” që vazhdoi me shkrimin tjetër kur titulli ishte “Cili është plani?”. “Spanja dështon të shënojë gol në Glasgow dhe do të duhet të rikuperohet në shtator”, shkruante e përditshmja tjetër sportive “Mundo Deportivo”.
Mesfushori i Spanjës, Rodri, u përpoq të minimizonte pengesat e hershme të skuadrës.
Edhe
De la Fuente në kërkim të rekordit që s’e ka thyer askush
“Ju lutem, le të mos fillojmë me dyshimet tashmë”, tha ai. “Po punojmë shumë dhe janë bërë shumë gjëra të mira. Ne të gjithë fitojmë dhe humbasim së bashku”.
Megjithatë, presioni vazhdon dhe epoka e De la Fuentes është tashmë në rrezik.