Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De la Fuente premton trofe të tjerë me Spanjën pas triumfit në Ligën e Kombeve

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, shpreson se triumfi i vendit të tij në Ligën e Kombeve të dielën mund të ndezë një epokë të re fituese për ekipin “La Roja”.

Spanja mundi Kroacinë me rezultatin 5:4 me penallti, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam të Holandës.

Spanja nuk kishte fituar asnjë trofe për më shumë se një dekadë qëkur triumfoi në “Euro 2012” dhe u eliminua nga Kupa e Botës në Katar vitin e kaluar në 1/8 e finales.

De la Fuente, i cili ishte një emërim surprizë për të zëvendësuar Luis Enriques, ka punuar për vite në futbollin e të rinjve brenda federatës spanjolle.

“Unë e njoh shumë mirë këtë grup, i kam parë ata të fitojnë në çdo nivel”, tha De la Fuente të hënën.

Edhe Spanja ka çdo gjë që duhet për të vazhduar dominimin Botërori 2026 Spanja ka çdo gjë që duhet për të vazhduar dominimin

“Jam i lumtur, i lumtur për ata, stafin, jam i lumtur për Spanjën. Unë i njoh shumë mirë këta breza, është e qartë se fitorja të jep më shumë shkëlqim dhe pres më shumë gëzim në të ardhmen. Të gjitha projektet ndërtohen më mirë mbi bazën e fitores dhe kjo na jep më shumë forcë, besim dhe qetësi”.

Me këtë sukses, De la Fuente ka shuar dyshimet rreth tij, pasi ka dëshmuar se është njeriu i duhur për ta udhëhequr Spanjën drejt lavdisë.

Pas një paraqitjeje jo bindëse në fitoren ndaj Norvegjisë në ndeshjen e tij debutuese, humbja në Glasgow nga Skocia ndezi alarmin.

Megjithatë, ndeshja e tretë dhe katërt rezultuan shumë më të këndshme për trajnerin, duke mundur Italinë dhe më pas Kroacinë për të ngritur kupën.

Mbreti i Spanjës, Felipe VI, priti skuadrën në “Zarzuela Palace” të hënën, dhe i përgëzoi për trofeun e parë pas më shumë se një dekade.

Edhe De la Fuente vlerëson lojtarët: Grup shembullor Botërori 2026 De la Fuente vlerëson lojtarët: Grup shembullor

Edhe pse Liga e Kombeve është një garë e re dhe ky ishte vetëm edicioni i tretë i saj, Spanja dhe De la Fuente shpresojnë se mund të jetë një trampolinë për më shumë sukses.

“Tani jemi më të qetë dhe do të vazhdojmë punën tonë, në mënyrë që mos të ndalemi vetëm me suksesin në Ligën e Kombeve. Ky triumf na ka motivuar për të kërkuar suksese edhe më të mëdha, të cilat Spanja i kishte në të kaluarën”, shtoi De la Fuente.

Spanja ka triumfuar edhe në Evropianin e vitit 2008, si dhe Botërorin e vitit 2010, duke e përjetuar një periudhë të lavdishme përgjatë katër vjetëve.

Me suksesin e Spanjës, krenar është ndier edhe presidenti e Federatës spanjolle, Luis Rubiales.

Ai insistoi se gjithmonë ka pasur besim në De la Fuenten dhe shtoi se të gjitha shkrimet se konsideronte largimin e trajnerit vetëm pak muaj pasi e angazhoi ishin të rreme.

Edhe De la Fuente: Krenar me këtë gjeneratë Botërori 2026 De la Fuente: Krenar me këtë gjeneratë

Rubiales u krenua dhe vuri në dukje se triumfoi në Ligën e Kombeve, nënkuptonte mposhtjen e përfaqësueseve kryesore të Evropës, me Anglinë, Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë, që nuk arritën të kualifikoheshin në turneun final të këtij edicioni.

“Trajneri e ka pasur gjithmonë pozitën e sigurt dhe unë kam besim të plotë tek ai. Fillimi i një projekti të ri është i vështirë, por suksesi në Ligën e Kombeve na garanton se jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Rubiales.