Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Geas pasi i rritet rroga, i gatshëm të nënshkruajë kontratën e re me Unitedin

David de Gea është gati për të nënshkruar kontratën e re me Manchester United.

Mediet angleze thonë se De Gea do të nënshkruajë sapo të kthehet nga përgatitjet parasezonale.

United ka qenë duke negociuar me spanjollin qe prej vitit të ri dhe tashmë bisedimeve iu ka ardhur fundi.

“Djajtë” ia kanë rritur pagën prej 300 mijë në 350 mijë euro në javë, transmeton kp.

28-vjeçari muajin e fundit nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën, mirëpo më rritjen e pagës që i kanë bërë “Djajtë e Kuq”, ai është gati për të qëndruar në “Old Trafford” edhe për disa vite.