Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Gea dëshiron qëndrimin tek Unitedi

David de Gea e sheh të ardhmen e tij te Manchester Unitedi dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë afatgjate me klubin.

Portieri spanjoll për një kohë të gjatë është në bisedime me Unitedin për vazhdimin e kontratës që skadon pas një viti e gjysmë.

Edhe pse i janë ofruar 300 mijë funte në javë, ish-portieri i Atletico Madridit dëshiron më shumë para për kontratën e re.

Daily Mail raporton se 28-vjeçari dëshiron qëndrimin në Old Trafford dhe do të vazhdojë kontratën para përfundimit të sezonit.

Tabloidi britanik ka shkruar se De Gea ka pak dëshirë të kalojë në Real Madrid për shkak të trajtimit që ia bëjnë mediat spanjolle.

Artikuj të ngjashëm