David De Gea ka nisur sërish bisedimet me drejtuesit e klubit të Manchester United, për vazhdimin e kontratës, transmeton KTV.
Sipas “The Sun”, marrëveshja është arritur dhe De Gea mendohet se do të rinovojë kontratën me Unitedi.
Me kontratën e re, portieri spanjoll pritet të ketë pagë rreth 400 mijë funte në javë dhe do të fitojë mbi 23 milionë euro në vit, duke u bërë lojtari më i paguar te “Djajtë e Kuq”.