Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Gea rikthehet pas 11 vjetësh në klubin ku u rrit

Atletico Madridi do të përballet sonte me Manchester Unitedin në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Ndeshja nis në ora 21:00.

Portieri i Man Unitedi, David de Gea, do të luajë kundër klubit ku është rritur për herë të parë pas 11 vjetësh.

Kjo do të jetë hera e parë që ai luan ndaj Atleticos në Madrid. De Gea ishte transferua te klubi anglez në vitin 2011 për 25 milionë euro.