Mesfushori Kevin De Bruyne është duke kërkuar kontratë të re me pagë të madhe, që do t'i afrohej asaj që Neymar e ka te PSG-ja, raportoi “Daily Mail”.
De Bruyne është duke shkëlqyer këtë stinor, ndërsa është vlerësuar nga Pep Guardiola si lojtari më i mirë në Premier League, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo26-vjeçari me kontratën aktuale me Manchester Cityn merr pagë 115 mijë funte në javë. Mirëpo, agjenti i tij Patrick De Koster ka thënë se do të kërkohet pagë më e mirë.
"Pagat e tij? Nuk mund të them. Por, nëse mendoni se sa paguhet Neymar dhe Kylian Mbappe, atëherë mund të paramendoni atë që kërkojmë ne", ka thënë ai. Neymar ka pagë 600 mijë funte në javë, ndërsa Mbappe 320 mijë funte.