Mediumi anglez, “The Times” ka shkruar të shtunën se mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, është në listën e katër skuadrave të mëdha të Arabisë Saudite.
Këto klube të elitës së futbollit arab, përveç De Bruynes, po i kërkojnë edhe dy yje të tjera të Premier Leagues.
Mediumi anglez ka shkruar se dy futbollistët e tjerë janë Mohamed Salah i Liverpoolit dhe Casemiro i Manchester Unitedit.
32-vjeçari De Bruyne së fundmi është kthyer nga një lëndim muskulor, që e la atë jashtë fushës për kohë të gjatë.
Ai në dhjetë ndeshjet e para të edicionit aktual ka shënuar dy gola dhe ka kontribuuar me tetë asistime.