Trajneri De Biasi ka komentuar me nota pozitive përballjen e Shqipërisë, ndaj Italisë në stadiumin "Renzo Barbera", të Palermos.
“Ishte një ndeshje e vështirë, ku më duhet të theksoj se kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar mjaft të fortë si Italia” , tha trajneri i Shqipërisë.
Trajneri vlerëson paraqitjen e tre futbollistëve debutues dhe mendon se kishte bërë zgjidhjet e duhura për të përballuar Italinë.
“Mendoj që bëmë ndeshjen që duhej të bënim, ndaj Italisë. Duhet të theksoj se ishim në lojë deri në momentin që pësuam golin e dytë dhe nuk mund te zgjidhnim të luanim ndryshe, duke pasur parasysh kundërshtarin që kishim përballë. Atmosfera në stadium ishte mjaft e mirë dhe futbollistët dhanë maksimumin”, tha trajneri De Biassi për Supersport.
-
De Biasi: Luajmë të barabartë, ende dyshime për formacionin anti-Itali
-
De Biasi për incidentin në Beograd: Lojtarët mbrojtën veten me shumë guxim
-
De Biasi: Shqipëria më e fortë se në të kaluarën, Italia e rrezikshme kur nuk vlerësohet
-
De Biasi: Italia nuk duhet të nënvlerësojë Shqipërinë
-
Bajrami thotë se mezi ka pritur përballjen me Italinë