Mbrojtësi brazilian, David Luiz, pritet të kthehet sërish te PSG-ja.
“The Sun” shkruan se presidenti i Parisit, Nasser Al-Khelafi, është tifoz i Luizit dhe dëshiron ta shohë atë sërish në skuadër. Por, raportohet se trajneri Mauricio Pochettino, i ka rezervat e tij dhe është i pasigurt që të marrë Luizin në ekip, shkaku edhe i gabimeve që di të bëjë braziliani.
34-vjeçari është lojtar i lirë, pas aventurës që pati tek Arsenali, klub që nuk i ofrojë vazhdimin e kontratës.
Te PSG-ja, Luizi ka luajtur në periudhën 2014-2016. Në 89 ndeshje, kishte shënuar tetë gola dhe katër asistime për skuadrën franceze.