Mbrojtësi italian, Matteo Darmian mund të kthehet përsëri në Serie A.
Napoli është duke përgatitur një përforcim të ri në për fazën e mbrojtjes.
Maurizzio Sarri ka kohë që po kërkon një mbrojtës të krahut, pas lëndimit të Faouzi Ghoulam dhe si alternativën më të mundshme sheh italianin Matteo Darmian, i cili pritet të largohet nga Manchester United, pasi nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos.
Objektivi kryesor i Napolit ka qenë kroati Sime Vrsaljko por duket se ai ka zgjedhur të shkojë në Premier Ligë dhe për këtë arsye skuadra italiane tani e kërkon me ngulm Darmianin.
Për mbrojtësin e United interesohet edhe Roma.