Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danimarka nuk do ta mbështesë Infantinon shkaku i shiritit të kapitenit

Federata e Futbollit të Danimarkës (DBU), ka thënë se nuk do ta mbështesë rizgjedhjen e Gianni Infantinos si president i FIFA-s, pasi organi drejtues i futbollit botëror kërcënoi ekipet me sanksionim nëse kapitenët e tyre do të bartnin shiritin e kampanjës “One Love” në Botëror.

Në konferencën e mbajtur të mërkurën, kreu i DBU-së, Jesper Moeller, ka thënë se ishte shumë i zemëruar me veprimet e FIFA-s dhe se federata e tij nuk do ta votojë Infantinon në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka vetëm një kandidat dhe ne do të duhet të shohim nëse ka një kandidat tjetër, ka ende kohë, por Danimarka nuk do ta mbështesë presidentin aktual”, tha ai. “Kjo situatë është mjaft e jashtëzakonshme. Unë nuk jam thjesht i zhgënjyer, por jam i zemëruar”.