Dani Alves beson se akoma i mungon Barcelonës.
Mbrojtësi brazilian kaloi tetë vjet te katalonasit para se gjatë verës t’i bashkohej Juventusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u largua nga Barça me gjashtë tituj të La Ligës dhe tre të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.
Këto dy ekipe tani do të ndeshen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve sivjet, ndërsa para takimit 33-vjeçari thotë se është i bindur që i mungon ish-klubit.
“Barcelona tani? Është e çuditshme! Jam i sigurt se ju mungoj. Mendoj se më kanë vlerësuar si një profesionist dhe si dikë që ishte i mirë, që e bënte çdo ndeshje të veçantë, me një vallëzim të ri apo këngë të re apo çka do”, ka thënë ai për uefbaqen e FIFA-s. “Sillja argëtim në zhveshtore. Kam biseduar me ata dhe më kanë thënë se kjo është ajo që u mungon më së shumti nga unë: Sa i lumtur jam dhe argëtimin tim. Thonë se jam i veçantë”.
Dy ekipet përballen të martën në Torino në çerekfinalen e parë.