Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dambe, sporti i harruar i Nigerisë, po rritet “online”

Prej aktorëve të Nollywoodit (industria filmike e Nigerisë) deri te superyjtë e këtij vendi afrikan janë kapur nga syri i kamerës së August Udohs.

Udoh konsiderohet fotografi më i talentuar i Nigerisë, por këtë herë ai ka bërë diçka të jashtëzakonshme. Në një set të fotografive, Udoh ka nxjerrë në skenë artin marcial të harruar të Nigerisë - dambe. Ai thotë se luftëtarët e këtij sporti janë punëtorë të thjeshtë.

“Këta nuk janë vetëm luftëtarë, por kanë edhe punë normale. Edhe pse stërviten në artet marciale të harruara, një pjesë e tyre janë shoferë të kamionëve, derisa të tjerët mekanikë”, shprehet Udoh.

Sipas tij, këta punëtorë të zakonshëm kohën e lirë e kalojnë duke stërvitur dhe duke marrë pjesë na garat e dambes, i cili ka fare pak spektatorë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)