Lojtarët dhe stafi teknik i Nigerisë kanë bojkotuar stërvitjen e së martës, vetëm dy ditë para ndeshjes vendimtare të plejofit për Botërorin 2026 ndaj Gabonit në Marok.
Protesta lidhet me bonuset e ndeshjeve që ende nuk janë paguar, ndërsa ata kërkojnë që këto obligime të kryhen në këtë muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYjet e skuadrës, përfshirë Victor Osimhenin dhe Ademola Lookmanin, kërkojnë zgjidhje të shpejtë të situatës me Federatën e Futbollit të Nigerisë, ka shkruar BBC të mërkurën.
Gjysmëfinalja mes Nigerisë dhe Gabonit luhet të enjten nga ora 17:00.
“Kur të arrihet marrëveshja ne do të jemi të parët që do ta konfirmojmë. E gjitha që ne duam dhe vazhdojmë të bëjmë është fokusi para ndeshjes së madhe”, ka shkruar kapiteni William Troost-Ekong në llogarinë e tij në platformën “X”.