Persona të armatosur kanë kidnapuar katër murgesha katolike në një autostradë në Imo të Nigerisë, ngjarje e fundit që tregon pasigurinë e përhapur në udhëtimet rrugore, raportoi CNN-i të martën.
Bandat e armatosura kanë kidnapuar njerëz, përfshirë edhe priftërinj, rastësisht nga fshatrat dhe nëpër autostrada dhe kjo praktikë është përhapur në pjesë të ndryshme të vendit duke e rritur pasigurinë në vendin afrikan.
Zita Ihedoro nga kisha “Sisters of Jesus” tha se katër murgeshat u kidnapuan teksa po udhëtonin për një meshë.
Policia tha se po kërkon kidnapuesit.
“Po bëjmë gjithçka që është e mundur që ato të shpëtohen”, tha policia.
Ushtria nigeriane ka filluar një ofensivë ajrore për të eliminuar grupet e armatosura përgjegjëse për kidnapimin e qytetarëve nga fshatrat dhe qytetet.
“Në veriperëndim veçanërisht, efekti i sulmeve të ndërmarra nga Forca Ajrore Nigeriane ka zbuluar se shumë terroristë janë eliminuar dhe enklavat e tyre janë shkatërruar”, thuhet në deklaratë të Forcës.