Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku ka vlerësuar fitoren 3:0 ndaj Drenicës në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ndeshja e luajtur në “Fadil Vokrri” të martën mbrëma shënon rikthimin e futbollit në vend pas pushimit të gjatë për shkak të koronavirusit.
Ndeshja është luajtur pa shikues në stadium.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e ekipit. Rezultati 3:0 është komod, por kjo në asnjë mënyrë nuk na e jep komoditetin maksimal për ndeshjen e kthimit. Do të mundohemi që edhe në ndeshjen e dytë t’ia bëjmë hyzmetin për të konfirmuar kualifikimin në finale të Kupës. Patëm shumë raste, përgatitja nuk ishte më e mira, por do të punojmë në këtë aspekt. Shpresoj që mos të kemi lëndime për shkak të orarit të ngjeshur”, ka thënë Dallku.