Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallku thotë se Dukagjini kishte shumë mungesa

Dukagjini pati shumë mungesa dhe bëri shumë gabime të shtunën, ka thënë trajneri Armend Dallku pas disfatës së pësuar në nisje të kampionatit të ri në Superligë. Dukagjini shkroi historinë duke e kaluar raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës në debutim, por u eliminua më pas nga Rijeka kroate.

E humbi edhe ndeshjen e parë të Superligës në shtëpi nga Malisheva, 1:0.

“Nuk dilnim në lojën tonë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime por nuk e patëm fatin me ne. Ishte lojë e barabartë në të gjitha aspektet. Ky është futbolli, duhet të korrigjojmë gabimet. Kishim probleme me disa lëndime e mungesa tjera. Po na përcjellë një fat i keq në fillim të kampionatit. Neve na mbetet që të punojmë në qetësi dhe t’i përmirësojmë gabimet. Duhet shumë punë e sakrificë për të arritur te fitorja”, ka thënë Dallku për “ArtMotion” pas ndeshjes.