Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, e ka pranuar se lojtarët e tij kishin shumë presion për duelin kundër Ulpianës.
Dukagjini fitoi të mërkurën 2:1 kundër Ulpianës në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me dy gola në fund të ndeshjes.
Në fund të pjesës së parë, kapiteni i Dukagjinit, Altin Merlaku, humbi penalltinë.
“Ishim nervozë gjatë gjithë ndeshjes. Kundërshtari ka luajtur pa presion. Humbja e penalltisë i futi në presion edhe më shumë lojtarët, por ne duhet të mësohemi me këso ndeshje. Futëm gjithë arsenalin që kishim brenda ekipit. Kundërshtari na rrezikoi në fund, por portieri doli me kohë. Sa i përket angazhimit të disa lojtarëve, lë shumë për të dëshiruar, ndoshta ka ndikuar edhe temperatura e lart sot. Ne tentojmë ta vazhdojmë serinë e mirë, është motiv shtesë. Tani luajmë ndaj Dritës që është lartë në tabelë. Ekipi është i lodhur pas ndeshjes së sotme, por shpresojmë të jemi mirë me Dritën”, u shpreh Dallku pas ndeshjes.
Dukagjini ka seri prej pesë fitoreve rresht në Superligë. Ka 10 gola të shënuar, ndërsa e ka pranuar vetëm një në këtë seri.