Trajneri Armend Dallku është shprehur shumë i shqetësuar me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Dardan Çaka.
Ai ka thënë se kartoni i kuq që Çaka ia dha Shabanit, e prishi edhe lojën.
“Ky është personazhi që e prish lojën. Kam shumë rezerva për të. Në momentin e parë e nxjerrë kartonin. Albitrat në Evropë japin një vërejtje, sqarim, dhe më pas japin kartonin. Nuk është në rregull ta prishë lojën, ne kishim më tepër nga loja. Pësuam një gol naiv, morali bie, por në momente të caktuara e kishim lojën ne dhe aty duhej të godisnim. Bëmë ndryshime në formacion e në skemë. Ishte maksimumi që bëmë sot. Çdo ndeshje do të jetë e vështirë si për ne, si për të tjerët. Ka ende shumë për t’u luajtur. Po ta kemi këtë angazhim, do të largohemi nga zona e barazhit. Ta shohim në fund”, është shprehur Dallku pas ndeshjes.
Dukagjini u mposht 1:0 nga Ballkani.
-
Dallku thotë se Dukagjinit i mungoi fati për të marrë një pikë
-
Dallku i pakënaqur me gjithë fitoren
-
Akuzat e Dallkut në drejtim të gjyqtarëve: VAR-i për dikë nënë, për dikë njerkë
-
Dallku i dëshpëruar me kartonin e kuq të Januzit
-
Dallku mendon se kanë mundur të fitojnë ndeshjen, kritikon gjyqtarin Kasumi