Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë se ekipi tij është dëmtuar rëndë nga gjyqtarët në ndeshjen ndaj Dritës.
Dukagjini humbi në Gjilan ndaj Dritës me rezultatin 4:0, në ndeshjen mbyllëse të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll. Dallku ka thënë se gjyqtarët kanë ndikuar në rezultatet e skuadrës së tij. Ai ka thënë se nuk po kërkon ndihmë, por korrektësi.
“Në këtë ndeshje kishte gjithçka kundër nesh. Gjyqtarët nuk kanë guximin të shkojnë dhe të shohin në VAR rastet diskutabile. Kemi gjashtë kartonë të kuq kundër, gjashtë penallti kundër dhe zero penallti në favorin tonë. Jemi ekipi larg më i dëmtuar në gjitha sferat. Duhet të këtë kujdes, nuk po kërkoj të na falin, por të kenë guximin që të paktën ta shohin VAR-in këta gjyqtarë. Nuk e kuptoj se si po funksionin, por po funksionin sipas qejfit”, ka thënë Dallku.
“Sa i përket lojës, fushak a qenë e rënduar dhe rezultati është i thellë me një lojtar më pak. Por, është më tepër dëshpërim. Lojtarët po më thonë se është e vështirë të gjejmë motivim me këta njerëz. Është e dhimbshme dhe kemi rezerva në këta njerëz. Tash kemi VAR-in, pro sipas asaj që po shohim po funksiononin sipas qejfit, për dikë nënë e për dikë njerkë. Jo humbje me meritë, por me ndihmë”.