Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, mendon se me pak fat, do të mund ta fitonin ndeshjen. Megjithatë, ai është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve.
Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit u mbyll 0:0.
“Në bazë të asaj që treguam në fushë, mund t’i merrnim edhe tri pikë. Kishim dy raste të qind për qindta për të shënuar, por nuk i konkretizuam. Jam i kënaqur me atë që treguam lojtarët në fushë”, u shpreh Dallku.
Ai pati vërejtje te kartoni i dytë i verdhë i dhënë për Bujar Shabanin. Gjyqtar kryesor i ndeshjes, ishte Besfort Kasumi.
“Po na bën nervoz puna e kartonëve të kuq. Edhe me Ballkanin e morëm një karton të kuq dhe atë me shumë pikëpyetje. Ky sot në kohën shtesë nuk ishte as faull. Nuk i bën nder as kundërshtari, por na prish punë. Neve na dëmton. Banka u ngrit duke kërkuar VAR-n. Ende nuk i dimë specifikisht rregullat e VAR-it. Karton shumë i lehtë i dhënë për një arbitër me përvojë. Duhet me pas kujdes në këto momente sepse mund të na kushtojnë në vazhdim, si neve ashtu edhe ekipeve tjera”, u shpreh Dallku.
Edhe
Dallku: E nënshtruam kundërshtarin
Me 2 pikë, Dukagjini renditet në vendin e shtatë.