Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dalja në Evropë nuk i bën klubet evropiane

Besa e Pejës është skuadra e vetme që nuk ka bërë asnjë lëvizje deri tash. E as që pritet të bëjë shumë deri në fund të afatit kalimtar të verës. E prekur edhe nga kriza e stinorit të shkuar, Besa ka njoftuar se do të paraqitet me lojtarë të rinj, të nxjerrë nga shkolla e vet e futbollit.

Njëmbëdhjetë skuadrat e tjera të Superligës në futboll, kanë qenë goxha aktive. E gati çdo transferim që kanë bërë është përcjellë me mesazhin se po bëhen gati për dalje në garat e Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, njohës të kësaj loje dhe të vet klubeve kosovare thonë se kjo rrugë e shkurtër drejt Evropës nuk është zgjidhje.

Sipas tyre, klubet para së gjithash duhet të bëhen evropiane për nga organizimi, qëndrueshmëria financiare e infrastruktura. Investimi në shkollat e futbollit, është një tjetër faktor që këto skuadra i bën të duken evropiane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm