Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Licencimi për Evropë, sfidë e pakalueshme për një pjesë të klubeve

Edhe këtë vit disa klube të Vala Superligës së Kosovës në futboll kanë hasur në vështirësi për kompletimin e dokumentacionit për licencim nga UEFA (Konfederata Evropiane e Futbollit) për paraqitje në garat evropiane.

Prej 12 klubeve të Superligës dhjetë kanë nisur procesin e licencimit, shkruan Koha Ditore.

Por disa prej tyre nuk kanë dorëzuar të kompletuar dhe me kohë dokumentacionin në Federatën e Futbollit të Kosovës. Dhe për këtë nuk do të kenë të drejtë të paraqitjen në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe kualifikimet e Ligës së Evropës në rast se arrijnë të shpallen kampion apo ta fitojnë Kupën.

Këtë e përjetoi vjet Besa e Pejës që fitoi Kupën, por në mungesë të licencës nuk mundi të luante në Evropë. Aq më shumë, humbi qindra mijëra euro që ia garantonte paraqitja në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Klubet kosovare, si klubet e vendeve të tjera, duhet plotësuar pesë kriteret bazë për t'u pajisur me licencë për gara kualifikuese evropiane. Katër prej pesë kritereve varen direkt nga klubet... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)