Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daku kontribuon në barazimin e Rubin Kazanit

Sulmuesi Mirlind Daku ka startuar te Rubin Kazani që barazoi 1:1 me Orenburgun. Ndeshja e luajtur të dielën në Kazan, i takoi xhiros së dytë të elitës së Rusisë në futboll.

Daku në minutën e 35-të dërgoi një top në zonë.

Topi i goditur nga Alexandr Zotov u devijua nga Joel Fameyeh dhe përfundoi në rrjetë për 1:0.

Daku luajti deri në minutën e 78-të dhe ishte aktiv. Ndërkohë Orenburgu barazoi në minutën e 81-të. Rubin Kazani ka dy barazime në fillim të kampionatit.