Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daja: Ballkani do të rikthehet

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja pranoi se ka pritur që një ditë do të vijë një humbje e tillë për ekipin e tij për shkak të ngarkesave të mëdha dhe lodhjes që e pasur këtë edicion.

Ballkani u mposht në shtëpi nga Llapi me rezultatin 4:1, të enjten.

Megjithatë, Daja tha se Ballkani do të kthehet shpejt dhe atë qysh në ndeshjen e kësaj fundjave që e luan ndaj Ferizajt.

“Pa i mohuar meritat e Llapit, pasi meritoi gjithçka, mund të them se e kemi ditur se do të vijë një ditë si kjo për shkak të intensitetit të ngjeshur prej 26 ndeshjeve. Pas golit të parë, u tërhoqëm disi dhe kjo na kushtoi. Ajo që është më e mira është se pas tri ditësh kemi një ndeshje tjetër për t’u rikthyer aty ku ishim. Nuk ishte fytyra e vërtetë sepse kemi bërë mirë si në kampionat ashtu edhe Evropë dhe besoj se duhet të kthehemi sa më shpejtë të loja jonë që dominojmë kundërshtarët”, tha Daja ndër të tjera.