Sulmuesi i Wolverhamptonit, italiani Patrick Cutrone pritet të rikthehet në Serie A, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediumet italiane kanë shkruar të mërkurën se Cutrone, do t’i bashkohet Fiorentinas pasi ekipi italian tashmë ka arritur marrëveshje me Wolverhamptonin, transmeton Koha Ditore.
Fiorentina do ta huazojë Cutronen për gjashtë muaj, duke paguar dy milionë euro kurse në fund të këtij edicioni ka të drejtën e blerjes së tij për 20 milionë euro dëmshpërblim.
Cutrone 23-vjeçar, te Fiorentina shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit. Ai këtë edicion ka shënuar tri gola në 24 ndeshje për ekipin anglez në të gjitha garat.
Ai te Wolverhamptoni ka kontratë deri në vitin 2023 kurse ekipi anglez iu bashkua para fillimit të këtij edicioni nga Milani për 28 milionë euro.