Patrick Cutrone do të ketë testet mjekësore te Wolverhamptonit të hënën, para kompletimit të transferimit nga Milani.
Sipas “Calciomercatos”, italiani pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin e ri.
Sulmuesi 21-vjeçar realizoi tre gola e dy asistime në sezonin e shkuar në Serie a.