Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Curry sërish në formë, fiton Golden State

Warriors Stephen Curry ka shënuar 30 pikë, përfshirë pesë trepikësha. Ai ishte vendimtar në fitoren që Golden State Warriors e arriti kundër Boston Celtics me rezultatin 111:107.

Ishte fitorja e parë e “luftëtarëve” pas pesë disfatave të njëpasnjëshme nga Bostoni. Kontribut në fitore dhanë edhe Andrew Wiggins me 27 pikë, ndërsa Kevon Looney regjistroi 10 kërcime.

Ishte fitorja e tretë e njëpasnjëshme për vizitorët. Për trajnerin e kësaj skuadre, Steve Kerr, ishte fitorja e 400-t si trajner. Desmond Bane në një duel tjetër shënoi 24 pikë.

Memphis Grizzlies e ktheu rezultatin ani pse ishte duke humbur me 15 pikë dallim. Në fund, Grizzlies triumfoi përballë Sacramento Kings, 124:105. Dillon Brooks dha kontributin e tij në fitore me 23 pikë e gjashtë kërcime. Ishte fitorja e gjashtë rresht si mysafir për Grizzlies, më së shumti që prej vitit 2016.

Artikuj të ngjashëm