Skuadra kampione e NBA vazhdon të dominojë kundërshtarët.
Golden State Warriors nuk di të ndalet as në këtë fillim sezoni të NBA.
Kampionët në fuqi triumfuan 120-114 në fushën e Brooklyn Nets falë 69 pikëve në total të dyshes magjike Stephen Curry dhe Kevin Durant.
Curry që vendosi edhe një rekord për trepikësha ishte koshashënuesi më i mirë me 35 pikë, kurse Durant shtoi 34, transmeton ksp. Steph e theu rekordin e George McCloudit, i cili në vitin 1996 kishte shënuar në gjashtë ndeshjet e para së paku pesë herë nga vija për tri pikë. Kurse Curry e bëri këtë për të shtatën ndeshje radhazi.
Vjen më në fund fitorja e parë për Oklahoma City Thunder, pas katër humbjeve radhazi.
Këtë herë Thunder mposhtën 117-110 Phoenix Suns. Nga 23 pikë realizuan Russell Westbrook dhe Paul Geroge. Për Suns kjo ishte humbja e pestë radhazi në gjashtë ndeshje në total.
Edhe
Curry shkruan tjetër histori në ligën NBA
Fitore të thellë arriti skuadra e Los Angeles Clippers përballë Washington Wizards, me sfidën e “Staples Center” që përfundoi 136-104 në favor të kalifornianëve.
Nëntë basketbollistë të Clippers e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore.