Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka thënë se skuadra e Trepçës ’89 kishte më shumë motiv për të luajtur për këtë ballafaqim, por ai ka shtuar se pavarësisht mungesave, skuadra ka luajtur mirë. Prishtina u mposht nw “Riza Lushta”, 2:1.
“Të them të drejtën kemi ardhur me forcë maksimale edhe pse kishim dëmtime dhe nuk rrezikuam shumë sepse kemi lojë të rëndësishme javën tjetër. Jam i kënaqur me paraqitjen. Në pjesën e dytë kishim shqetësime me lëndime dhe bëmë ndryshime. Ua dhash rastin lojtarëve të rinj. Motivi i Trepçës ’89 ishte shumë më i lartë. Pas gjithë asaj që kanë lexuar lojtarët e mi për moslicencim, ishte e vështirë të motivohen. Për finalen e Kupës do të bëjmë maksimumin të fitojmë, pavarësisht a licencohemi apo jo. Urojmë që të licencohemi e ta përfaqësojmë Kosovën më së miri”, theksoi Curri.