Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, është ndarë i kënaqur me barazimin pa gola me Llapin në Podujevë.
“Ndeshje me kundërshtar të fortë. Llapi ka bërë shumë përforcime, ka skuadrën prej më të mirave në Superligë. Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe me angazhimin e lojtarëve. Sot kishim dy mungesa të detyrueshme. Mërgim Pefqeli dhe Hasan Hyseni kanë munguar. Një pikë ndaj Llapit në udhëtim është e kënaqshme. Kemi dy javë pushim dhe do të bëhemi gati për ndeshjen e radhës”, ka thënë Curri.