Sport

Cuadrado mbetet te Juventusi

Kolumbiani Juan Cuadrado ka refuzuar ofertat e West Ham Unitedit dhe Watfordit, pasi është i vendosur për të qëndruar te skuadra e Juventusit përcjellë të mërkurën "Sky Sports".

Cuadrado 30-vjeçar, ka thënë se është në negociata për të rinovuar kontratën me ekipin italian që i skadon në verën e vitit të ardhshëm, përcjell Koha Ditore.

Ai këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe deri më tani ka regjistruar 19 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe asistuar tri herë.

"Jam shumë i lumtur te Juventusi dhe për këtë arsye nuk dua të largohem, pavarësisht ofertave tjera. Gjithmonë mundohem të jap më të mirën te ky ekip me të cilin kam ende kontratë", ka thënë Cuadrado, i cili karrierë në Evropë ka bërë edhe te Chelsea, Fiorentina, Udinese e Lecce.