Sport

CS:GO, Bad News Eagles mposht ekipin Eternal Fire

Bad News Eagles - CS:GO

Ekipi kosovar në lojën CS:GO, Bad News Eagles, ka filluar me fitore në kualifikime të zonës së Evropës për turneun e madh “Major Rio 2022”.

BNE-ja të martën fitoi 16:14 ndaj ekipit turk Eternal Fire. Dueli i luajt në hartën “Dust 2”. Të mëkurën BNE-ja do të luajë me ekipin NIP.

Tre të parët nga turneu kualifikues shkojnë direjt në rundin “Legends” në turneun në Rio. I katërti dhe i pesti luan në barazh për të shkuar në këtë rund, ndërsai gjashti kualifikohet në rundin “Challengers”. I shtati e i teti kualifikohen në rundin “Contenders”.

Fondi i shpërblimeve në turneun final në Rio është 1.25 milionë dollarë. Fituesi i merr 500 mijë dollarë.

BNE-ja këtë vit mori pjesë në turneun në turneun e madh në Antwerp të Belgjikës.