Crystal Palace dëshiron të transferojë mbrojtësin e Barcelonës, Thomas Vermaelenin.
Sipas “Sunday People”, trajneri i ri i Crystalit, Frank De Boer, është i vendosur të shtojë eksperiencë në mbrojtje dhe ka caktuar Vermaelenin si cak kryesor.
Vermaelen edhe në të kaluarën ishte pjesë e Premier Ligës. Para se të transferohej te Barça, Vermaelen luajti për Arsenalin.