Jordi Cruyff dëshiron që ta shkëputë kontratën me Shenzhen FC në Kinë, në mënyrë që të bëhet drejtor teknik te Barcelona.
Cruyff aktualisht është trajner te Shenzheni, por i është ofruar roli i drejtorit teknik te Barcelona, pasi Joan Laporta u votua si president i ri i klubit. Sipas mediumit “Sport”, Cruyff e ka edhe një vit në kontratë, por dëshiron që ta shkëputë atë me marrëveshje të dyanshme, për t’iu bashkuar Barcelonës. Laporta shpreson që Cruyff, bashkë me drejtorin tjetër Mateu Alemany, të bëhen dyshe që do ta përmirësonte gjendjen e klubit. Jordi Cruyff është djali i legjendës së futbollit, Johan Cruyff.
Artikuj të ngjashëm