Jordi Cruyff është drejtori i ri sportiv i Barcelonës, ka njoftuar klubi nga La Liga të premten në faqen zyrtare.
Cruyff ka firmosur kontratën, ndonëse prej muajit korrik ka qenë i angazhuar në një rol te ngjashëm te Barcelona.
Ai ka luajtur për Barcelonën prej vitit 1993 deri në vitin 1996, përpara se të kthehet në klub sezonin e shkuar si drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka luajtur rol në rëndësishëm në dy afatet e fundit kalimtare të klubit, si anëtar i Komisionit Sportiv.
Jordi është djali i legjendës së Barcelonës, Johan Cruyff.

Legjenda Johan Cruyff duke e shikuar djalin e tij me top, Jordy Cruyff, 1982