Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Crespo pritet të bëhet trajner i Sao Paulos

Trajneri argjentinas, Hernan Crespo, pritet që së shpejti të zyrtarizohet si trajner i ri i Sao Paulos. Lajmi është bërë i ditur nga mediat braziliane të premten gjatë ditës.

Crespo së fundmi u largua nga skuadra Defensa y Justicia pasi e fitoi Copa Sudamericana, garën e dytë më të rëndësishme për klube në Amerikën e Jugut, pas Copa Libertadores.

Së fundmi ai tha se është kontaktuar nga Sao Paulo, Santosi dhe Federata e Futbollit e Kilit, për t’u bërë përzgjedhës i përfaqësueses kiliane.

Sao Paulo aktualisht është në vendin e katërt në ligën braziliane me 59 pikë.

Artikuj të ngjashëm