Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cremonese ndal Milanin

AC Milan - Serie A

Cremonese e ka ndal Milanin në barazim. Në kuadër të xhiros së 14-të të Series A, Cremonese dhe Milani kanë luajtur 0:0, në ndeshjen e luajtur të martën mbrëma në stadiumin “Giovanni Zini”.

Milani ka qenë ekip dominues në fushë duke krijuar shumë raste shënimi.

Madje, realizoi një gol me Divock Origin, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Ky barazim ka bërë që Milani tani të mbetet në vendin e dytë me tetë pikë më pak se Napoli që është lider. Cremonese renditet në pozitën e 18-të me vetëm shtatë pikë.